Kirurgjia BBL

BBL (Brazilian Butt Lift) është një procedurë kirurgjikale plastike që ka për qëllim përmirësimin e formës dhe madhësisë së të pasmeve duke përdorur yndyrë të marrë nga pjesë të tjera të trupit të pacientit. Ky operacion është i njohur për krijimin e një linje më të bukur dhe natyrale të trupit, duke shmangur përdorimin e proteza ose implanteve. Në vend të tyre, yndyra e morrur nga zonat si barku, kofshët ose krahët përdoret për të rimbushur dhe formuar pjesën e pasme.