Kirurgjia për zmadhim gjoksi me protezë

Zmadhimi i gjoksit me protezë (ose augmentimi i gjoksit) është një ndërhyrje kirurgjikale estetike që ka për qëllim rritjen e madhësisë, përmirësimin e formës dhe simetrisë së gjinjve duke përdorur implante/proteza. Kjo është një nga procedurat më të zakonshme në kirurgjinë estetike dhe mund të kryhet për arsye estetike ose rekonstruktive (si pas një mastektomie).